Flash News

KRYESORE

Merkel telegram ngushëllimi: E tronditur, keni mbështetje nga Gjermania dhe BE-ja

Merkel telegram ngushëllimi: E tronditur, keni mbështetje nga

Kancelarja gjermane Angela Merkel ndihet e tronditur nga tërmeti në Shqipëri, ku humbën jetën 51 persona dhe mbi 900 të tjerë u plagosën. Ajo i dërgoi një telegram ngushëllimi kryeministrit shqiptar Edi Rama.

“Me një tronditje të madhe mësova për tërmetin në Shqipëri, ku gjetën vdekjen shumë njerëz dhe një numër i madh u plagosën. Dëshiroj t’ju shpreh pjesëmarrjen time të sinqertë. Mendimet tona janë te viktimat dhe të lënduarit. E di edhe dhimbjen që ju desh të përjetonit Ju dhe familja Juaj e ngushtë.

Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ju dhe për të gjithë njerëzit në Shqipëri që kanë humbur të dashurit e tyre si rezultat i tërmetit. Të lënduarve u urojmë shërbim të shpejtë”, shkroi kancelarja gjermane, e cila siguroi se “Gjermania dhe Bashkimi Evropian do ta mbështesin vendin në këto momente të vështira.

Sipas DW, të mërkurën pritet të vijë në Shqipëri një delegacion i Komisionit të ri të BE-së për biseduar për ndihmën e mëtejshme.

Të fundit