Flash News

KRYESORE

Merkel thyen heshtjen e Perëndimit, i uron Putin fitoren por ka një kusht

Merkel thyen heshtjen e Perëndimit, i uron Putin fitoren por ka një

Rusia vendosi sërish si lider të saj Vladimir Putin, duke i dhënë atij një tjetër mandat 6-vjeçar si kreu i Kremlinit. Urimet për Putin kanë qenë të panumërta, ndërsa mes tyre është veçuar edhe ai i kancelares së Gjermanisë Angela Merkel, e cila përshëndeti rizgjedhjen e tij për herë të katërt. Megjithatë, këtë urim, Merkel e shfrytëzoi edhe për t’i kërkuar vijimin e dialogut mes dy superfuqive botërore.

“Tani është më e rëndësishme se kurrë të vazhdojmë dialogun dhe të inkurajojmë marrëdhëniet mes shteteve dhe popujve tanë”, deklaroi kancelarja në një komunikatë të publikuar nga zyra e saj.

“Në bazë të kësaj, ne duhet të përpiqemi të diskutojmë për sfidat e rëndësishme dypalëshe ashtu dhe ndërkombëtare në mënyrë konstruktive dhe të gjejmë zgjidhje të pranueshme”, theksoi Merkel. “Ju përshëndes për rizgjedhjen dhe ju uroj suksese në punën tuaj”, shtoi ajo në mesazhin e dërguar presidentit rus, Vladimir Putin.

Të fundit