Flash News

KRYESORE

Merr flakë hoteli në Sarandë, nuk ka zjarrfikëse. Banorët në panik...

Merr flakë hoteli në Sarandë, nuk ka zjarrfikëse.

Prej më shumë se një ore një hotel në fshatin Piqeras të Sarandës është përfshirë nga flakët, e megjithatë qytetarët thonë se zjarrfikësja nuk bëhet e gjallë.  Janë të shumtë qytetarët që shkruajnë se zjarrfikësja ka thënë që është rrugës, por nuk paraqitet në vendngjarje. “Ka një orë që ka rënë zjarri dhe po shkrumbohet e tëra. Zjarrfikësja pret që të digjet e gjitha, atëherë të fillojë aksionin”. Të lodhur nga zjarret e shumta zjarrfikëset e pakta dhe zjarrfikësit e lodhur nuk kanë më forca të përballojnë zjarret. Shto faktin se një pjesë e tyre janë amatorë dhe të papërgatitur, pasi janë punësuar me mik, jo si profesionistë por si hallexhinj që u duhej një punë.

Të fundit