Flash News

KRYESORE

Merr flakë në ecje makina e 27-vjeçares në Durrës, detajet nga policia

Merr flakë në ecje makina e 27-vjeçares në Durrës,

Është përfshirë në flakë një makinë mëngjesin e sotëm në Durrës.

Sipas policisë, makina ka qenë në ecje gjatë kohës kur ka marrë flakë dhe se nga ngjarja ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 13.05.2019, rreth orës 08:15, në lagjen Nr.4 Durrës , ka marrë flakë në ecje dhe është djegur automjeti që drejtohej nga shtetasja E.T., 27 vjeçe, banuese në lagjen Nr. 13 Durrës.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit