Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Merr fund “dashuria”, Ruçi kërcënon Metën: Dialogu ka përfunduar, Presidentin e zgjedhim edhe pa LSI, ose në zgjedhje të parakohshme
Kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi ka mbajtur një fjalim të fortë në Kuvend, ku ka paralajmëruar Ilir Metën që të marrë vendimin përfundimtar nëse do të mbështesë PS-në në zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka theksuar se socialistët i kanë bërë llogaritë dhe mund të zgjedhin presidentin me 71 vota, pa qenë e nevojshme përfshirja e LSI. Ruçi ka kërkuar zhvillimin e dy raundeve të mbetura për presidentin e ri, mundësisht brenda një dite, dhe nëse mazhoranca dështon, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh.
Sa i përket dialogut me PD-në për këtë çështje, Ruçi e konsideroi të mbyllur. Ai tha se është e drejta morale i këtij Kuvendi që të zgjedhë presidentin e ri, por PS sipas Ruçit, nuk kërkon ta kthejë këtë vendim vetëm në forcë numrash.
Në fund të fjalës, Ruçi është duartrokitur nga deputetët dhe ministrat e PS, përfshirë kryeministrin Edi Rama.
Pjesë nga fjala e Ruçit:
Po e nis me ju zoti Kryetar i Kuvendit. Si kryetar i Grupit Parlamentar të PS, dua të flas troç. Sot dogjëm raundin e tretë edhe pse i kemi votat, dhamë gjithë kohën e nevojshme që kundërshtarët t'na jepnin një kandidaturë, Ju zoti kryetar na kërkuat që t'iu jepnim dakortësinë që ju t'i drejtoheshit me një letër PPE të cilët asnjëherë nuk kanë qenë dashamirëse me ne socialistët, megjithatë ne ramë dakort me kërkesën tuaj dhe ju i çuat ftesën të cilët çuan një zotëri të ndëruar. Ai u prezantua se zv. president i PPE dhe si përfaqësues i kancelares Merkel me pak fjalë që vi këtu i mandatuar nga 3 institucione dhe erdhi këtu. Ne si përfaqësues ramë dakort, por si duket ata sa herë vijnë këtu ne biem dakort me ta. Në 27 vite nuk ka nddhur që mos pranohen. Ne e duam Gjermaninë dhe përfaqësuesit e saj, e kemi atë si fener drejtues, për respektin që kanë për shtetin dhe lirinë por ajo që na çudit që kur vijnë këtu bëhen si ne dhe na kërkojnë gjëra që në vendin e tyre nuk i çojnë ndër mend, na kërkuan të shtyjmë zgjedhjet pa asnjë argument për të pushuar të qarat e çadrës, se do penallti, do topin dhe portën bosh. Ju u treguat shumë i lumtur, kryetari ynë nuk tha as po as jo po la të kuptohej se jemi të gatshëm të diskutojmë por që PD të votojë vettingun, pas 5 minutash morëm vesh që u largua. Zoti Meta çfarë po ndodh? Nëse PS do sillej si PD me rregullat dhe Saliu të nalutej hajdeni askush nuk do ta imagjinonte. Ju keni 4 vite që drejtoni Kuvendin dhe i keni dhënë fjalën Berishës të flasë 3 herë më shumë se kryeministri. Mendoni për një çast që ne kemi kërkuar vetëm një gjë që opozita të bënte replikë, por ata jo vetëm që nuk e lejojnë. Tani unë pyes 1 milion njerëz që na kanë votuar bashkarisht po vazhdojnë të shikojnë sin a merr peng një çadër, përgjigja ime është vetëm një: dialogu ka mbaruar dhe ne duhet të zgjedhim presidentin nga ky Parlament që ka të drejtën morale për ta bërë. Ne socialistët i kemi bërë llogaritë tona dhe i kemi 71 vota edhe pa LSI, por unë shpresoj të mos na detyroni që të shkelim mbi moralin e kësaj force politike se PS nuk do të zgjidhë këtë çështje me forcën e numrave. Ndaj ju takon ju si forcë politike që jeni vendosur mes dy palëve, por që keni anuar më shumë nga pala tjetër, të reflektoni për të mos e mbyllur këtë Parlament vetëm për ata të çadrës. Si kryetar do ju kërkoja që nesër ose të zgjedhim presidentin bashkë ose të shkojmë në zgjedhje brenda 45 ditëve.