Flash News

KRYESORE

Merr fund kriza në Maqedoni, Ivanov i jep mandatin Zoran Zaevit

Merr fund kriza në Maqedoni, Ivanov i jep mandatin Zoran Zaevit

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot në orën 12:00 do t’i dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, informojnë nga kabineti i presidentit.

Dorëzimi i mandatit vjen pak pasi presidenti Ivanov u njoftua nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, se është formuar shumica parlamentare.

Presidenti Ivnaov refuzonte të jepte mandatin dhe kërkonte garanci për ruajtjen e unitetit të shtetit dhe respektim të Kushtetutës. Por pas ndërhyrjes së fuqishme të BE-së dhe veçanërisht SHBA-së, Ivanov është tërhequr duke shmangur në këtë mënyrë thellimin e krizës politike.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka kundërshtuar formimin e qeverisë nga Zeav duke propaganduar rrezikun që sipas tij vjen nga 'platforma shqiptare'. Ai nxiti gjithashtu militantët që të sulmonin deputetët pas zgjedhjes së shqiptarit Xhaferri në krye të Kuvendit të Maqedonisë. 

Me qeverinë e re në Maqedoni, nëse realizohen kërkesa e 'platformës', shqiptarët do të fitojnë më shumë të drejta dhe do konsiderohen popullsi shtetformuese së bashku me maqedonasit. 

Të fundit