Flash News

KRYESORE

Merr fund marrëdhënia treshe e ‘Princit të Libofshës’, Alesia largohet e pakënaqur

Historia e dashurisë mes shtetasit francez, Jarl Ale De Basseville dhe dy vajzave të tjera, respektivisht bukuroshesh shqiptare Egla Harxhi dhe Alesias pati bërë shumë bujë në opinionin publik në Shqipëri, pasi ata pranuan se ishin në një marrëdhënie treshe.

Megjithatë, së fundi Egla Harxhi ka pranuar se ky raport intim nuk ka zgjatur shumë pasi partnerja tjetër, Alesia i ka dhënë fund marrëdhënies.

E ftuar në emisionin ‘Thumb”, Harxhi u shpreh e trishtuar më ikjen e Alesias duke argumentuar se njerëzit ndryshojnë dhe gjërat shpesh herë nuk janë siç i kemi menduar.

“Nuk do doja të ndalesha shumë tek kjo pyetje, detajet na përkasin vetëm ne por do tw thoja që fatkeqësisht njerëzit ndryshojnë, nuk është ashtu siç e kishe menduar, gjërat ndryshojnë jo për mirë. Gjërat që t'i nuk i ke në dorë dhe nuk prisje të merrnin një formë jo pozitive”, ishin fjalët e Harxhit, shkruan politiko.al

Deri tani, Alesia nuk ka bërë ndonjë reagim por mësohet se ajo i ka ndërprerë kontaktet virtuale me çiftin, aq sa nuk i ndjek më në Instagram dhe nuk komenton në fotot e tyre.

Sa i përket jetës së saj, Egla ka deklaruar se i është dedikuar plotësisht djalit të saj të sapo ardhur në jetë që quhet Lucifer.

Aktualisht, Jarl Ale De Basseville, i cili është vetëshpallur si ‘Princi i Lobofshës’ dhe ish-miss Shqipëria jetojnë në Libofsh të Fierit. Basseville synon të ndërtoj një ‘qytet-shtetin’ e Libofshës, që do të ketë një autonomi të ngjashme me Monakon.

Të fundit