Flash News

KRYESORE

Merr fund martesa 17 vjeçare, Jonida Maliqi ndahet nga bashkëshorti

Merr fund martesa 17 vjeçare, Jonida Maliqi ndahet nga bashkëshorti

Tashmë është zyrtare, Jonida Maliqi dhe bashkëshorti i saj Gent Prizreni po ndahen. Zgjidhja e martesës së tyre, pritet të vendoset nga Kastriot Gramshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës. Burime pranë kësaj gjykate raportojnë për “Revista Who“, se historia 17-vjeçare e dashurisë së yllit të muzikës ka marrë fund, duke mos lënë më vend për komente. Divorci mes tyre ka kohë që përflitet dhe prej disa muajsh çifti nuk jetojnë më së bashku, por deri tani nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim konkret prej tyre.

Maliqi dhe Prizreni janë prindër të një djali, Dan, të cilit Jonida i është përkushtuar tërësisht, duke e kthyer në kryefjalë të ditës së saj. Jonida Maliqi ka zgjedhur të mbajë gjithnjë një profil të ulët publik sa i takon jetës së saj private, duke e ruajtur atë gjithnjë me fanatizëm, mjafton të kujtojmë këtu dasmën e blinduar.

Të fundit