Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ka marrë fund arratia e vrasësit Ridvan Zykaj, i cili është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia.
Zykaj është arrestuar në një zonë periferike në dalje të Selenicës dhe me vete kishte edhe një kallashnikov që dyshohet se është arma me të cilin kreu krimin e tmerrshëm. Autori është shoqëruar në policinë e Vlorës.
Ridvan Zykaj vrau ditën e djeshme 8 anëtarë të fisit Zykaj pas një konflikti për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Selenice, Vlorë
Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës.
Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.
Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme.
Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave'', parshikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.