Flash News

KRYESORE

Merr fund pritja e naftëtarëve, kalojnë pagat në llogaritë e tyre

Është stabilizuar situata e naftëtarëve të Ballshit  dhe të Fierit të cilët kanë marrë pagat e muajit nëntor.

Pas protestës së mbajtur nga punonjësit e uzinës dy ditë më parë në Tiranë, të cilëve iu premtua se do të merrnin pagën pas dy ditësh, ata kanë mundur ta tërheqin atë.

Radha në bankomatët e bankave të nivelit të dytë është gjatë pasi punonjësit e naftës këtë kanë burimin e vetëm të të ardhurave.

Kujtojmë se dy ditë më parë naftëtarit marshuan nga Fieri drejt Tiranës dhe u mblodhën para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku u kërkonin institucioneve qeveritare që të ndërhynin në mënyrë që të merrnin pagat e prapambetura dhe t’u paguhen sigurimet shoqërore.

Pas takimit në zyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, administratori i firmës u premtoi protestuesve se sot do t’u hidhen pagat e nëntorit.

Të fundit