Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Merr fund vala e nxehtë e këtyre ditëve, ja çfarë thonë sinoptikanët...
Ditët e nxehta dhe temperaturat e larta që na kanë shoqëruar këtë verë duket se po iu vjen fundi. Një njoftim të tillë e bëjnë vetë meteorologët, të cilët shprehen se tashmë po iu vjen fundi të nxehtit përvëlues që na ka shoëruar për gjatë gjithë kësaj kohe.
Vala e të nxehtit do të largohet nga vendi ynë duke nisur nga dita e nesërme. “Vala e të nxehtit tërhiqet të premten nga territori duke sjelle 7 – 8° rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme ditore”, njofton Meteoalb.
Parashikimi per sot
Paraditja mbetet me kthjellime në territor, por pjesa e dytë e ditës sjell vranësira në zonat malore. Temperaturat e ajrit edhe ditën e sotme nuk pritet të sjellin ndryshime të ndjeshme, duke ruajtur maksimumet prej 32°C në zonat malore, në vlerat 36 – 37°C në bregdet dhe zonat e ulëta por Shkodra dhe zona ndërmjet Shkumbinit dhe Vjosës, do të ngjitet ne 38 – 39°C. SHFAQET mundësia për shira të përkohshëm në pjesën e dytë të së shtunës (dt.12 gusht 2017) por jo në të gjithë territorin.