Flash News

KRYESORE

Merr fund vala e të nxehtit, fundjava sjell rënie të temperaturave

Merr fund vala e të nxehtit, fundjava sjell rënie të

Kjo nuk do të jetë fundjava më e favorshme për ata që kanë zgjedhur ta kalojnë në plazh. Sipas parashikimeve të Meteoalb parashikon dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Ndërkohë që gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të natës do të ketë shira të përkohshëm.

Meteoalb parashikon që dita e nesërme do të vijojë të jetë me të njëjtat kushte të motit. Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie me 2 – 3 gradë C  mëngjesin e sotëm, ndërsa një rënie me rreth 6 gradë C sjellin orët e mesditës.

E diela gjatë mëngjesit sjell 2 – 3 gradë C rënie por mesdita nuk pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme. Në rang territori pritet që minimumi të ulet ne 12 – 13 gradë C, ndërsa maksimumi të ngjitet deri në 33 gradë C.

Të fundit