Flash News

KRYESORE

“Merr prezervativ… nuk kam lekë me vete”, përgjimet e prostitutave në Tiranë

“Merr prezervativ… nuk kam lekë me vete”, përgjimet

Pak ditë më parë policia e Tiranës shkatërroi një rrjet prostitucioni. Pas këtij operacioni u arrestuan 7 persona.

Policia kishte rreth 7 muajt që e përgjonte këtë rrejt prostitucioni dhe personat e përfshirë në të.

Në një prej rasteve, policia ka vëzhguar dy nga vajzat, të cilat po përgatiteshin të shkonin me një klient. Pak para takimit mes tyre, vajzat zhvillojnë një bisedë telefonike mes tyre, ku vajza e parë e cila ishte në lokal me dy meshkuj, i kërkon shoqes të marrë edhe prezervativë me vete.

Ndërsa vajza tjetër ia kthen shoqes se nuk kishte lekë me vete.

Përgjimi:

Vajza 1: …zemër hajde për tek xxxxx te Fresku, jam me 2 miqtë e mi po hajde mos u vono. Merr taksi se ta paguaj unë. Merr prezervativ…

Vajza 2: Nuk kam asnjë lek me vete

Vajza 1: Ok, s’ka gjë

Vajza 2: A je aty ku ke qenë atë ditë

Vajza 1: Po, por me një shok tjetër, njeri yll bote.

Të fundit