Merren në pyetje nëna dhe motra e Xhisiela Malokut; djali i deputetit vijon të jetë i lirë

Prokuroria e Fushë-Krujës ka marrë sot në pyetje nënën dhe motrën e Xhisiela Malokut, 25 vjeçares që ka kallëzuar për dhunë djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Ato do të pyeten për raportin që kishte Xhisiela me Rexhep Rrajën, si dhe për akuzat e familjares së tyre se është përndjekur, dhunuar dhe përdhunuar nga djali i deputetit.

Por ndërkohë që prokuroria dhe policia po veprojnë ndaj familjes së vajzës, asnjë masë nuk është marrë ndaj personit të akuzuar, Rexhep Rrajës. Djali i deputetit socialist vijon të jetë i lirë dhe policia nuk ka njoftuar ende nëse e ka marrë në pyetje për ngjarjen.

Skandali u bë publik nga nënkomisari Emiljano Nuhu, i cili akuzoi gjithashtu deputetin Rraja dhe kolegun e tij, Taulant Balla, se e kanë kërcënuar për të mos e vazhduar më këtë çështje.

Flet gazetari që u njoh i pari me çështjen e Emiljano Nuhut: Po e sjell të plotë atë që më tregoi Zagani atë natë…