Flash News

KRYESORE

Merren peng disa persona në një kishë nga luftëtarë islamik

Merren peng disa persona në një kishë nga luftëtarë

Disa luftëtarë islamikë që luftojnë kundër forcave të sigurisë në jug të Filipineve kanë marrë peng disa persona, mes të cilëve edhe një prift, njoftoi sot kisha katolike ndërkohë që presidenti Rodrigo Duterte ka shpallur ligjin ushtarak në këtë rajon.

“At Chito Suganob dhe persona të tjerë që ndodheshin në një katedrale u morrën peng nga anëtarë të grupit luftarak Maute”, deklaroi në një komunikatë presidenti i Konferencës së Peshkopëve të Filipines, Socrates Villegas.

“Ata kanë kërcënuar se do të vrasin pengjes nëse forcat qeveritare nuk tërhiqen”, vazhdon ai.

 

Të fundit