Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Merreni pak më shtruar këtë budallallëkun me hotelin e Durrësit
Enver ROBELLI
S’di njeriu çfarë të bëjë këto ditë. Të shkojë në një hotel në Durrës, punëtori i së cilit shan «kosovarët» me farë e me fis? Apo të vizitojë ordinancën e një (b)analisti politik në Tiranë, i cili në furinë e tij për të rënë në sy ka filluar të deklarohet edhe për rruazat e përbashkëta të gjakut të shqiptarëve, serbëve dhe «kosovarëve»? Do të bënit gabim të madh në këtë verë nëse vërtet filloni t’i merrni seriozisht këto mini-ngjarje.
Që të mos ketë keqkuptime: përvojat e këqija si kjo me hotelin në Durrës duhet të bëhen publike, duhet të denoncohen, duhet të diskutohet për to, sepse, fundja, klienti nuk e kishte ndërmend të shkonte të flinte falas në hotelin në Durrës, ai pyeti nëse mund të bënte një rezervim, punëtori i hotelit i tha qartë «jo» nëse nuk paguan një kapar. Klienti (turisti) tha se nuk mund të bënte pagesë të tillë për shkak se ishte në Prishtinë, kaq, ditën e mirë. Punëtori i hotelit u përgjigj siç e pamë të gjithë.
Kjo mjaftoi që në botën virtuale të fillojë ai debati i njohur «mbi ne» dhe «mbi ata», ata ta fusin, ndërsa ne, kosovarët supershqiptarë, ne jemi engjëj, të tillë si turistë na njeh gjithë bota. Ha, ha! Merreni pak më shtruar këtë budallallëkun me hotel në Durrës, sepse të tillë punëtorë hotelesh mund të gjeni kudo, edhe në Kosovë. Shqipëria po bën hapat e parë të turizmit masiv, të gjithë e dimë këtë. Sezoni i turizmit zgjat vetëm disa javë, ndërsa turistët shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe diaspora presin që shërbimi të jetë i nivelit të hoteleve me pesë yje të Zürichut, Berlinit apo Baselit?
E si mund të paguajë një pronar hoteli njëzet kamerierë profesionistë nëse ata kanë punë vetëm gjatë verës dhe pastaj duhet të kthehen në shtëpi ose si barinj ose si të papunë? Ka edhe zgjidhje të tjera për të gjithë ata shqiptarë që në mënyrë notorike ankohen sapo të kalojnë pikën kutare në Morin apo sapo të dalin nga Porti i Durrësit: përse nuk shkoni në ndonjë ishull grek? Atje, në një hotel të ashtuquajtur me pesë yje, me shërbim «all inclusive» të stilit të fermës së kafshëve, për një familje do të paguani për 14 ditë 6000 euro. Ka edhe alternativa më të lira në Turqi, në ato kazermat buzë detit, ku të ngujojnë me një byzylyk të plastikës në dorë – ha dhe mos u ndal, 14 ditë.
Prej se e kam lexuar një reportazh të gjatë në gazetën e famshme gjermane «Die Zeit» për këtë lloj turizmi masovik, malli më merr vetëm për kafehanet dhe restorantet e Stambollit, për shembull për madhështinë e hotelit Pera Palace.
Përkundër të gjitha problemeve, Shqipëria është një parajsë e vrazhdë, ku shqiptarët nga gjithë bota janë të mirëpritur. Aty të gjithë jemi më shumë se turistë. Si për të mirë, si për të keq. Meqë është streha jonë e dytë e atdheut, aty sillemi pak me kapadaillëk. Pritjet i kemi të mëdha, por kuletën pothuaj të zbrazët. Në këtë mjerim ndajnë fatin e njëjtë mësuesi me grua dhe me katër fëmijë nga një fshat i Kosovës me shitësin e misrave në Qerret apo me një shqiptar të rivierës së Durrësit që lëshon banesën me qira për të fituar ndonjë lek.
I pari dëshiron të kalojë sa më mirë me shpenzime minimale, i dyti – edhe kjo është tepër legjitime – dëshiron të fitojë pak nga turizmi që të kalojë disi dimrin. Nëse në Dubrovnik paguani një sallatë 20 euro, në Durrës paguani një banesë për një natë 20 euro. Shqipëria është ende e lirë. Dhe vizitojeni sa është e lirë, sepse nuk do të jetë përherë kështu. Tani për tani në këtë parajsën e vrazhdë shqiptare ju mund të shkoni te Sadati në Golem dhe të mbushni tepsinë me peshk për 10 veta për nja 3500 lekë. Hajgare hesapi! Mund të bleni kudo në rivierën e Durrësit dhe në jug pemë e perime që janë larg më të shijshme (dhe më të lira, gjithsesi) se kudo në Europë.
Nga rastet indivuduale si kjo me hotelin në Durrës ne mund të bëjmë afera të mëdha kombëtare, kjo është lehtë në kohën e Facebookut. Por, a i përgjigjet realitetit? Jo. Sepse realiteti si në çdo vend edhe në Shqipëri është i ndërlikuar. Po bëhen gati 20 vjet që nga çlirimi i Kosovës dhe mundësitë për të komunikuar janë të hapura. Por, disa paragjykime nuk hiqen se nuk hiqen. Në Shqipëri jo pak njerëz ende besojnë se çdo kosovar që ka ardhur në Tiranë a Durrës në fillim të viteve ’90, s’kishte gjë tjetër në mendje përveç se ta mashtrojë një motër të ndershme shqiptare për seks. Uha! Po kjo tingëllon si ai rrëfimi i prostitutave të Moldavisë, të cilat thonë se shkuan në Perëndim pasi një punëdhënës u premtoi se do të kujdeseshin për fëmijët e një familjeje të pasur dhe, pa shih ti!, krejt papritur përfunduan në rrjete të prostitucionit. Kuptohet që ka pasur gomarë kosovarë që vinin nga diaspora dhe keqpërdornin mjerimin e vajzave shqiptare, por a nuk e bënë këtë pastaj në mënyrë edhe më masive bandat nga Laçi në Leskovik, duke dërguar mijëra vajza shqiptare në «tregjet» e prostitucionit nga Italia në Suedi.
E shihni: realiteti është i ndërlikuar. Andaj shijojeni verën – nga Shkodra në Sarandë. Sepse s’ka vend tjetër në Mesdhe përveç Shqipërisë ku me 1000 euro mund të kaloni pushime hatashëm të mira. Jo vetëm pse Shqipëria është e lirë, por – këtë duhet theksuar përherë – ky vend ofron pak më shumë se pushime në plazh.
*Marrë nga dialogplus.ch
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38