Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Merret në pyetje në Hagë, flet pas intervistimit Ramush Haradinaj: Nuk e di pse jam i dyshuar
Ka përfunduar intervistimin e parë në Gjykatën Speciale të Hagës ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Pas intervistimit, Haradinaj ka folur për mediat, duke pohuar se po ndjek këshillën ligjore për të mos dhënë detaje mbi atë që është zhvilluar gjatë intervistës.
“Jam paraqitur si i dyshuar për të kryer obligimin ligjor në bazë të një ftesë të dhoma të specializuara. Kam pranuar këshillën ligjore që mos me u përgjigjem fare në pyetje. Unë kam kryer obligimet e mia ndaj gjykatës. Janë procedura ligjore, jo për me fsheh diçka, por nuk ka ndonjë përmbajtje që jam njoftuar me diçka, nuk e di pse jam i dyshuar. Roli në UÇK, por jo diçka në përmbajtje”, tha Haradinaj.
Lidhur me këtë çështje, Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër i Kosovës të premten që shkoi.