Flash News

KRYESORE

Merret vendimi, Skënderbeut i hiqet titulli kampion, shkak manipulimi i ndeshjeve

Skënderbeu ka marrë sot një goditje të rëndë nga Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili ka vendosur t'i heqë titullin kampion për edicionin 2015-­2016.

Ky vendim ka ardhur për shkak të manipulimeve të ndeshjeve që skuadra korçare ka bërë në kampionatin shqiptar dhe ato europiane, për të cilat u pezullua gjithashtu një vit nga UEFA.

Por jo vetëm kaq, Komisioni i FSHF-së e ka ndëshkuar Skënderbeun me 20 milionë lekë gjobë si dhe i ka hequr 12 pikë nga renditja e sezonit të kaluar, që gjithsesi nuk e largojnë ekipin korçar nga Europa.

Të fundit