Flash News

KRYESORE

Mertens drejt largimit, në janar pritet kalimi në Bundesligë!

Mertens drejt largimit, në janar pritet kalimi në Bundesligë!

Dries Mertens është në shënjestrën e Borussia Dortmund-it. Klubi verdhezi ka kohë që e ndjek me vëmendje 32-vjeçarin e Napolit. Sulmuesit i mbaron kontrata në qershor dhe gjermanët mund ta transferojnë me parametra zero.

Sky Sport raporton se Borussia ka nisur me kohë kontaktet me lojtarin. Edhe Interi ka shfaqur interes për belgun, por ky i fundit preferon ta mbyllë karrierën diku jashtë Italie dhe Bundesliga e tërheq shumë.

Verdhezinjtë, ndryshe nga lojtari, duan që Mertens të luajë në "Signal Iduna Park" që në janar, sepse duan të luftojnë me sa më shumë cilësi në pjesën e mbetur të sezonit për titullin kampion.

Nëse bindet presidenti De Laurentiis, duket se belgu do të ketë mundësinë për të provuar një klasike të radhës në karrierë, atë kundër kamppionit të Bundesligës, Bayern Munchen.

Të fundit