Flash News

KRYESORE

Mertens ishte prenotuar tek Interi, Di Marzio: Jo, planet kanë ndryshuar

Mertens ishte prenotuar tek Interi, Di Marzio: Jo, planet kanë ndryshuar

Dries Mertens pritej të bëhej transferimi më i bujshëm në merkaton e verës që po vjen. Nga Napoli, ai spekulohej se do të kalonte tek Interi me parametra zero.

Sidoqoftë, duket se gjërat kanë ndryshuar. Kjo, për shkak të paraqitjeve të sulmuesi dhe përmirësimit të marrëdhënieve të tij me klubin e Napolit. Gazetari Gianluca Di Marzio shkruan se belgu dhe drejtuesit napolitanë janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për rinovimin.

Me pak fjalë, pritet që tashmë Mertens të rinovojë kontratën. Tifozët zikaltër po e prisnin në “San Siro”, por shpresat kaq ishin. Conte duhet të ndjekë një emër tjetër.

Të fundit