Flash News

KRYESORE

Mërzinë, Elvana Gjata 'e hedh' në tavolinë dhe u dhuron fansave një klip

Mërzinë, Elvana Gjata 'e hedh' në tavolinë dhe u

Elvana Gjata është rikthyer për publikun shqiptar me klipin e saj të parë që nga historia e përfshirjes së të fejuarit të saj në vrasjen në ish-Bllok.

Elvana Gjata, pas reagimit të parë që bëri në Instagram, tregoi se nuk e ka patur aspak të lehtë. E mesa duket, gjithë këtë periudhë pauze, Elvana e ka shfrytëzuar për të hedh të gjitha ndjenjat dhe emocionet në këngën e saj të re me titull "Tavolina e mërzisë".

E veshur shumë thjeshtë, me një pamje thuajse natyrale, Elvana Gjata ka sjellë këngën e saj më të re, e cila që në momentet e para të publikimit është pëlqyer shumë nga fansat.  Komentet kanë qenë shumë pozitive dhe duket se do jetë hiti i radhës nga Elvana.

Kjo këngë mund të jetë dhe dedikim për Ervinin, i cili sipas disa mediave tashmë është thjesht një "ish" për Elvanën.

Të fundit