Flash News

KRYESORE

Shkon në 33 numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri, mes tyre edhe një mjek në Durrës

Shkon në 33 numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri, mes

Shkon në 33 numri i personave të prekur me virusin Covid-19 në vendin tonë.

Nga 457 testime, 33 kanë rezultuar pozitivë, të cilët janë nga Tirana, Durrësi, Lushnja, Elbasani, Fieri dhe Rogozhina.

Mes të infektuarve ka rezultuar edhe një mjek në Spitalin e Durrësit.

“Nga testimi i 39 mjekëve infermierëve, pacientëve, vetëm  një mjek rezulton pozitiv. Ai nuk ka simtoma aktualisht dhe është i vetëizoluar”, tha Mira Rakacolli, zv.ministrja e Shëndetësisë.

"Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19, për të cilët ju kemi informuar në daljet e mëparshme.

Në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457.

Deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 33 raste, nga të cilat:

8 prej të cilëve janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina)

25 raste janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 19 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 1 rast

Elbasan 2 raste

Fier 4 raste

Rrogozhinë 2 raste", sqaroi Rakacolli.

 

Të fundit