Flash News

KRYESORE

Mes mykut dhe ndryshkut, 'i vihet dryni' restorantit të dasmave në Peshkopi

Në kushte skandaloze higjieno-sanitare është gjobitur dhe bllokuar një restorant dasmash në qytetin e Peshkopisë.

Siç duket edhe nga fotot, ushqimi i konsumatorëve përgatitej në një ambient krejt të papërshtatshëm dhe të rrezikshëm, mes lagështirës, mykut, ndryshkut dhe papastërtisë.

“Trupa inspektuese e DRAKU, Dibër evidentoi një subjekt me aktivitet “Restorant për dasma” i cili kryente veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Konkretisht, gjatë kontrollit që AKU ushtroi në subjektin “Drita Markja” Shupenzë, Peshkopi u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara”, sqaron AKU në njoftimin e saj.

Ndaj subjektit u mor masë administrative gjobë me vlerën 300.000 lekë si dhe masa bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.

Të fundit