Flash News

KRYESORE

Mes viktimave në Athinë dhe aktorja greke, identifikohet trupi i saj dhe i bashkëshortit

Mes viktimave të zjarrit në Athinë që mori jetën e dhjetra personave, është dhe aktorja e njohur greke Chrysa Spilioti.

Trupi i saj është identifikuar ditën e djeshme, shkruajnë mediat e huaja. Hrysa Spilioti ishte aktore, regjisore dhe shkrimtare. Me studime për dramaturgji dhe aktrim në Greqi dhe në Francë, ajo punoi për mjaft kohë në skenë, duke interpretuar role të rëndësishëm nën drejtimin e regjisorëve më të njohur grekë.

Ajo ka ndërruar jetë bashkë me bashkëshortin e saj Dimitris Tournavitis. Tournavitis ishte muzikant dhe atletik i njohur, trupi i të cilit u identifikua të premten.

Të fundit