Flash News

KRYESORE

Mes viktimave nga tërmeti edhe një studente e mjekësisë në Tiranë

Ndërsa bilanci i viktimave ka ardhur duke u rritur nga dita e djeshme prej tërmetit të fuqishëm që goditi më së shumti Durrësin, Krujën, Lezhën dhe Tiranën, kanë nisur të identifikohen edhe viktimat që u nxorën të pajetë nga rrënojat e godinave të shembura.

Mes viktimave ka patur burra, gra, fëmijë e të moshuar, por edhe të rinj. Mes tyre edhe një studente e mjekësisë dermatologjike, në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, Kristi Reçi.

“Mes viktimave te tërmetit edhe studentja jone, e ndjera Kristi Reçi. Per te dhe për te gjithë viktimat e kësaj dite te kobshme; ju qofte përherë e gjelbër lëndina, u prehshi ne paqe dhe ngushëllime familjeve!”, shkruan Arben Gjata, rektori i Universiteti të Mjekësisë.

E reja u nxor nga rrënojat e pajetë bashkë me të atin, ndërsa vijojnë kërkimet edhe për gjetjen e bashkëshortes Dolora, 50-vjeç dhe djalit Klaus, 21-vjeç.

Të fundit