Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Mesazh për shqiptarët në Luginën e Preshevës/ Cakaj dhe Konjufca: Nuk do e kursejmë mbështetjen
Dy ministrat e Jashtëm të dy qeverive shqiptare, ai i Shqipërisë Gent Cakaj dhe ai i Kosovës, Glauk Konjufca, kanë dalë sot me një deklaratë të përbashkët, ku shprehin mbështetjen ndaj shqiptarëve që sot jetojnë në Republikën e Serbisë.
Cakaj dhe Konjufca janë takuar në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane, të zhvilluar në Selanik.
Nga ky takim, Cakaj dhe Konjufca kanë dalë me këtë deklaratë të përbashkët, drejtuar klasës politike shqiptare në Luginën e Preshevës.
“Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrave të Jashtëm, Cakaj dhe Konjufca.