Flash News

KRYESORE

Mesazhe denigruese në Facebook, tre gra denoncojnë në polici 50-vjeçarin

Mesazhe denigruese në Facebook, tre gra denoncojnë në polici

Një 50-vjeçar nga Shijaku është denoncuar nga tre gra të cilat pretendojnë se u ka dërguar mesazhe denigruese në rrjetet sociale.

Për të treja këto raste, policia ka referuar materialet pranë prokurorisë.

Njoftimi policisë

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50 banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases V.H, vjeç 32, banuese në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50, banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases M.L vjeç 31, banuese në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50, banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social  dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases K.K vjeç 28, banuese në Shijak. Neni 275 i Kodit Penal.

Të fundit