Flash News

KRYESORE

Mesazhe kërcënuese me sms gjyqtares, ekstradohet nga Londra 36-vjeçari

Mesazhe kërcënuese me sms gjyqtares, ekstradohet nga Londra

Specialistët e Interpolit kanë kryer ekstradimin nga Londra/Mbretëri e Bashkuar drejt vendit tonë të Alban Beshirit, 36 vjeç, lindur në Vorë, Tiranë.

Beshiri është shpallur në kërkim pasi me vendimin penal nr. 3727, datë 30.10.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “Kanosje e gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal.

Ngjarja:

Nga data 18.07.2014 e në vijim shtetasi A. B., ka kërcënuar gjyqtaren O.Ç. e cila po shqyrtonte çështjen gjyqësore ndaj tij ku ai ishte i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje”, duke e telefonuar dhe duke i dërguar mesazhe telefonike me përmbajtje kërcënuese.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij në Londër, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

 

Të fundit