Flash News

KRYESORE

Mesazhet e koduara për Ramën, Tahirit s’i del inati, reagon sërish: Pse heshta për 6 muaj

Mesazhet e koduara për Ramën, Tahirit s’i del inati, reagon

Ditën e sotme ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një prononcim për gazetarët u shpreh, “Nuk e besoj që do të ketë dhe bir nëne dhe bir k**ve që do të më pengojë në rrugën e drejtësisë!”

Fjalët e Tahirit u cilësuan nga opozita si mesazh për Edi Ramën. Mirëpo, Tahirit siç duket s’i ka dalë akoma inati me mohimin e të drejtës për të folur për të dytën herë në Kuvend.

Në një reagim në Facebook Tahiri shkruan, “Kur gjyqin moral ta ben djalli...keshtu quhet ajo qe degjoj cdo dite nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrare e duke vjedhur per pushtet.

Pas thuajse 6 muajsh, shkova ne Parlament.

Kush e ka marre heshtjen time per dorezim, eshte gabuar. Eshte vetem respekt per drejtesine.

Kete rruge do ndjek me durim.

Ndersa me kete historine e mesazheve te koduara qe leshokam une, bjerini shkurt. As me duhet ti coj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i ben drejteperdrejte.

Me intereson vetem e verteta dhe drejtesia, askush e asgje tjeter.

E nuk do ndalem!”.

Të fundit