Flash News

KRYESORE

Mesazhet kërcënuese në telefonin e Olesia Dukës, “O plehrë ky është vetëm fillimi”

Dentistja 38-vjeçarja Olesia Duka ndodhet në burg pas vëndimit të Gjykatës së Durrësit  e akuzuar se mashtroi disa biznesmenë duke iu marrë shuma të mëdha parash, mes tyre Idlir Hoxhën, kambisti nga Durrësi që pretendon t’i ketë dhënë 900 mijë euro.

“BalkanWeb” ka zbuluar të tjera detaje për rastin. Gazetarja Dorjana Bezat thotë se në adresën e dentistes ka mbërritur një mesazh, që mendohet të jetë i njërit prej biznesmenëve të mashtruar. Personi me inicialet (E.M) betohet se do ta bëjë të paguajë, madje do merret jo vetëm me të, por edhe me familjen e saj, deri sa të marrë mbrapsht shumën prej 270.000 mijë eurosh që pretendon t’i ketë dhënë Olesias.

“O plerë, ta dish që ky është vetëm fillimi i rrënimit tënd dhe familjes tënde. Ngado që të fshiheni deri tek motra jote e kunati në Bruksel do mi paguani deri në detaj, 270.000 eurot që të kam dhënë e s’mi ke kthyer”.- thuhet në mesazhin kërcënues. Në seancën e fundit gjyqësore, vetë Olesia deklaroi se ishte kërcënuar.

Të fundit