Flash News

KRYESORE

Mesazhet pro Bashës të deputetëve të Vlorës: Së bashku do të ringrihemi!

Mesazhet pro Bashës të deputetëve të Vlorës: Së

Dy deputetët e listë së Vlorës që u shpallën fitues pas përfundimit të numërimit, Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj kanë postuar në faqet e tyre në Facebook mesazhe përshëndetëse për mbështetësit dhe votuesit. Ata nuk kanë harruar të shprehin mirënjohen për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Shehaj shkruan:

"Mirënjohje për kryetarin e Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, për besimin që më dha duke më kandiduar. Së bashku do të ringrihemi!"

Meçorapaj, e dyta në listë, pasi falenderon strukturën lokale të PD, si dhe numëruesit, vëzhguesit etj., i dërgon një mesazh falenderimi kreut të forcës politike të cilën ajo do të përfaqësojë në parlamentin e Shqipërisë.

"I nderuari kryetar i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, mirënjohje për besimin dhe kandidimin! Unë do të jem deputetja e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë dhe mbështetësja e çdo aksioni tuaj politik e shoqëror."

Vangjel Dule është i treti në listën e PD që do të ketë një vend në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita nuk mundi të siguronte më shumë se tre mandate në qarkun e Vlorës duke përsëritur historinë e zgjedhjeve të vitit 2013. Arben Ristani, Sekretar i Përgjitshëm i PD, i renditur i katërti, mbeti jashtë.   

Të fundit