Flash News

KRYESORE

Mesazhi i Eduard Selamit në ditën e zgjedhjeve: Është shans historik

Mesazhi i Eduard Selamit në ditën e zgjedhjeve: Është shans

Pak minuta përpara se të niste zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, kandidati në garë, Eduard Selami e konsideruar ditën e sotme si shans historik për t’ia rikthyer partinë demokratëve.

Ai e konsideron votën e sotme si ringjallje të shpresës për të djathtën e bashkuar dhe për të gjithë shqiptarët.

Reagimi i Eduard Selamit:

Te dashur demokrate,

Keto jane oret e ndryshimit te madh qe kemi kohe qe e presim, ky eshte shansi historik per t'ia rikthyer edhe nje here PD-ne demokrateve.

Ky eshte momenti per te vendosur gjithsecili me voten e tij/saj, me te miren qe meriton familja e vlerave te lirise dhe demokracise. Tani duhet votuar per te ringjallur shpresen per demokratet, per te djathten e bashkuar dhe per te gjithe shqiptaret.

Ne keto ore eshte e rendesishme te marrim pjese masivisht ne votim dhe se bashku me voten e lire te zgjedhim jo thjesht kryetarin, por modelin e ri te lidershipit bashkekohor.

Incidenti që u filmua nga kamerat në takimin anti-Basha; Demokrati ngrihet në këmbë, ndërhyjnë personat nga salla…

Të fundit