Flash News

KRYESORE

Mesazhi i fundit i Astorit: Faleminderit, tani nuk më duhen këpucët

Mesazhi i fundit i Astorit: Faleminderit, tani nuk më duhen

Kapitenit i Fiorentinës, Davide Astori që humbi jetën pak ditë më parë, komunikoi së fundmi në ‘Whatsapp’ me mikun e tij Marco Sportiello.

Astori e kaloi mbrëmjen e së shtunës në ‘Hotel Là di Moret’ në Udine, ku ishte shoqëruar nga Sportiello i cili është edhe personi i fundit që e pa. Sportiello ka treguar për hetuesit bisedën që ka bërë me Daviden mbrëmjen e së shtunës.

Pas kanë darkuar së bashku, Astori ka shkuar për t’u qetësuar në dhomën e hotelit dhe portieri i Fiorentinës i ka shkruar në "Watsapp": “Ti harrove këpucët te unë”, ndërkohë që Davide i përgjigjet: “Faleminderit, tani nuk më duhen këpucët, do vij t’i marr në mëngjes”.

Ndeshjet e Serisë A, të planifikuara për javën që shkoi u shtynë në shenjë zie për Astorin.

Të fundit