Flash News

KRYESORE

Mesazhi i Ballës/ Shpërndan reagimet e SHBA dhe BE: PS në krahun e duhur të historisë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është i sigurt se me votimin e dy anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese, shumica është në krahun e duhur të historisë.

Ky qëndrim i tij vjen pasi reagimeve të Ambasadës Amerikane dhe të delegacionit të BE-së, reagime që ai i ndau me ndjekësit e tij në Facebook. Ndërkohë që ai theksoi se me votimin sotëm, kuvendi i dha një përgjigje të fortë kujtdo që është përpjekur prej tri vitesh ta pengojë zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Postimi i plotë:

Në krahun e duhur të historisë,

në ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë,

në rrugën Europiane të Shqipërisë 🇪🇺🇺🇸

Sot Kuvendi përmes votës së 105 deputetëve, pas propozimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përmbylli procesin e zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së re Kushtetuese. Tashmë me pesë anëtarë Gjykata Kushtetuese.

Sot mori përgjigjen e fortë (të radhës) nga Kuvendi kushdo që është përpjekur prej tre vitesh ta pengojë zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Të fundit