Flash News

KRYESORE

Mesazhi i Mogherinit para vizitës në Tiranë

Mesazhi i Mogherinit para vizitës në Tiranë

Nga data 17 deri më 19 prill, Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme, njëherësh edhe zëvendëspresidentja e Komisionit Europian për Sigurinë, Federica Mogherini, do të zhvillojë një vizitë në Ballkanin Perëndimor.

Mogherini do të jetë edhe në Tiranë ndërkohë që në prag të kësaj vizite zyra e saj e shtypit ka shpërndarë një njoftim.

“Ballkani Perëndimor është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së Bashkimit Europian, pjesë e një Unioni më të fortë, më të qëndrueshëm dhe më të bashkuar. Është çështje interesi dhe përgjegjësie të përbashkët me vendet e rajonit në dobi të të gjithë qytetarëve. Ky është momenti për të sjellë një ndryshim pozitiv me qëllim që përparimi transformues drejt BE-së të jetë i pakthyeshëm”, thuhet në njoftim.

Të fundit