Mesazhi i Ramës me “Xhamadanin”për dy bebet

Kryeministri Edi Rama është ndalur te lindjet e dy foshnjave pas rënies së tërmetit të 26 nëntorit. Ai vë në dukje faktin që ato kanë ardhur në jetë në Kosovë e Shqipëri.

Në Facebook, këtë moment të gëzueshëm ai e ndaj me një fragment nga kënga “Xhamadani vija-vija”

“Ka një kohë për të vdekur dhe ka një kohë për të lindur!

Dy bebe tërmeti lindin në Kosovë dhe Shqipëri si kokrra e mollës! Edhe 100 dhe shëndet e lumturi bashkë me prindërit e me gjyshërit e me kë t’u dojë zemra e vogël, që u bëftë sa më e madhe!

Xhamadani vija-vija është Kosova është Shqipëria/Rreh si zemër çiftelia sa e madhe është Shqipëria”, shkruan Rama në profilin e tij.