Flash News

KRYESORE

Mesazhi i Yuri Kim: Do vazhdojmë të mbështesim fuqimisht reformat për integrimin

Ambasasorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim garanton se Amerika do të vazhdojë mbështetjen e reformave në vendin tonë, për procesin e integrimit në BE.

Teksa shpërndau një postim të presidentes së KE Ursula Von de Leyen për vendet e Ballkanit Perëndimor, pas Samitit të Zagrebit, Kim shkruan: “Shprehje e shkëlqyer e solidaritetit me Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht përpjekjet për reformat e nevojshme për t’u bashkuar”.

Ndërkohë, presidentja e KE shkruan në statusin e saj: “Nuk ka dyshim, Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave".

Të fundit