Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mesazhi i ipeshkvijve shqiptarë për Vitin jubilar të Skënderbeut
Me rastin e Vitit mbarëkombëtar kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes, ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë i kanë drejtuar gjithë shqiptarëve një mesazh, me anë të të cilit falenderojnë Zotin që, falë burrave dhe atdhedashësve si Skënderbeu, trojet shqiptare gëzojnë lirinë e banorët e tyre kanë një atdhe. Gjithashtu, ata shtrojnë një sërë pyetjesh për të sotmen: “A ndjehemi vërtetë të lirë, pas 27 vjetësh nga rënia e komunizmit? Çfarë na shtyp akoma? Cilat janë frikërat tona? Pse kaq vonesa për të hyrë në Bashkimin Europian, një ëndërr që na shoqëron gjithmonë? Pse nuk e duam Atdheun tonë si Etërit tanë që vdiqën për të, por ne duam të ikim prej tij? Kush janë armiqtë tanë sot kundër të cilëve duam të luftojmë e t'i mundim së bashku: varfëria, zhvillimi i pabarabartë i shoqërisë tonë, korrupsioni, analfabetizmi, etj.? Kemi nevojë për një hov të fortë “ndershmërie” dhe “meritokracie” nga ana e të gjithëve për të mirën e kombit tonë”.
Mesazhi i plotë:
Fort të dashur,
Kur, para pesëdhjetë viteve, Shqiptarët të shperndarë në shumë vende kremtonin pesëqind vjet nga vdekja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Papa Pali VI shkroi një letër në të cilën tha se Skënderbeu “... ishte biri i lavdishem i një toke që pati fatbardhësinë të ishte pjesë e programit apostolik te Shen Palit, ku ai mbolli ndoshta rishtazi farën e Ungjillit.” Dhe vazhdoi: “Pararendesit tanë e mbuluan me elozhe më tepër se çdo hero te asaj epoke. Ai arriti te ruante për njëzet e pesë vjet prej pushtimit atdheun e tij, i cili ishte pika me e brishte e sistemit mbrojtes të krishterimit. Për këtë arsye, pararendësi ynë, Kaliksti III, duke patur parasysh devocionin dhe atashimin ndaj Selisë apostolike të ketij kapedani, tha për të me të drejtë se ‘ai kishte merituar më shumë nga të gjithë princat katolikë levdata për nder të besimit dhe fesë katolike’”.
550 vjetori i vdekjes së tij është një rast reflektimi rreth ndjenjave të atdhedashurisë dhe sidomos të aspiratave të lirisë së popujve dhe të njeriut si individ. Liria është ndër të drejtat më thelbësore të një populli, të grupeve shoqërore dhe të individëve. Thënia lapidare që i atribuohet Skënderbeut në momentin e mbërritjes së tij në trojet arbërore, se lirinë nuk e kishte sjellë, por e kishte gjetur aty, tregon se liria i rrin natyrshëm çdo njeriu dhe çdo populli. Çdokush që lufton për lirinë e një populli në fakt promovon atë çka i përket në thelb natyrës njerëzore dhe që e bën bashkëjetesën njerëzore më të mundshme dhe të bukur.
Ne duam të falenderojmë Zotin që, falë burrave dhe atdhedashësve si Skënderbeu, sot kemi lirinë, kemi një atdhe. Në një kohë, e cila ndryshon shumë nga e sotshmja, ai me shumë kurajo e forcë i bëri ballë njërës prej perandorive më të forta e gjakatare të kohës. Sikurse pati thënë Papa Pali VI: “Shekulli XV qe për kombin shqiptar një prej periudhave më të veshtira, por edhe më të lavdishme të historisë së tij ... Qendresa e shqiptarëve përrëth një çerek shekulli qe e guximshme dhe fitimtare, mbi të gjitha falë vlerës dhe zotësisë së kryezotit të tyre, Gjergj Kastrioti Skenderbeut”.
Skenderbeu nuk harroi rrënjët e tij shoqërore dhe shpirtërore, as u josh nga pushteti që i jepej. Si i tillë Skënderbeu nuk i përket vetëm një grupi njerëzish, një krahine apo një feje, por të gjithë atyre që e ndjekin lirinë si një aspiratë të brëndshme për të cilën ia vlen çdo sakrificë.
Përvoja e popullit tonë, edhe pse e vuajtur në shumë momente, ka qenë një përvojë e kërkimit të lirisë. Tani është koha që kësaj lirie t'i japim cilësi me angazhimin tonë në kërkimin e drejtësisë, të së vërtetës dhe të Shpirtit të Zotit.
Vëllezër e motra, ndërsa falenderojmë Kryeministrin për shpalljen e një viti jubilar për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, i drejtojmë vetes këto pyetje:
Sot a ndjehemi vërtetë të lirë, pas 27 vjetësh nga rënia e komunizmit? Çfarë na shtyp akoma? Cilat janë frikërat tona? Pse kaq vonesa për të hyrë në Bashkimin Europian, një ëndërr që na shoqëron gjithmonë?
Pse nuk e duam Atdheun tonë si Etërit tanë që vdiqën për të, por ne duam të ikim prej tij? Kush janë armiqtë tanë sot kundër të cilëve duam të luftojmë e t'i mundim së bashku: varfëria, zhvillimi i pabarabartë i shoqërisë tonë, korrupsioni, analfabetizmi, etj.? Kemi nevojë për një hov të fortë “ndershmërie” dhe “meritokracie” nga ana e të gjithëve për të mirën e kombit tonë.
Ju njoftojmë se, me rastin e këtij përvjetori, të mërkurën më 17 janar do të kremtohet një meshë falënderimi në Kishën Katedrale të Lezhës në orën 9.00 paradite, dhe pastaj bëhet një ceremoni pranë memorialit të Skenderbeut.
Duam të mbarojmë këtë letër duke iu referuar edhe një herë letrës së Papës Pali VI, ku thotë: “Me një besim të ripërtërirë, thërrasim të ndërmjetësojë, në rrethanat e tashme, Zojën e Këshillit të mirë, e cila, qysh prej vdekjes së Skenderbeut, nderohet në Genazzano dhe që shqiptarët e njohin dhe e lusin nën emërtimin e Zojës së Shkodrës.”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38