Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Mesazhi nga Vlora në telefonin e deputetit Shehaj: Po na detyrojnë të marrin pjesë në mitingun e Ramës
Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të shtunën, ditën e protestës së opozitës, të largohet në Vlorë, ku planifikohet të organizohet një anti-miting. Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka zbuluar se shumë punonjës të administratës shtetërore, student dhe nxënës do detyrohen të marrin pjesë tubimin e organizuar në ‘Sheshin e Flamurit’.
“Sapo më erdhi një mesazh nga Vlora, ku një mësuese i kanë kërkuar të jetë ditën e Shtunë në mitingun e Edi Ramës ne sheshin e flamurit, duhet të shkojë me detyrim se ndyshe do të ketë pasoja. Kjo është situata në Vlorë”, është shprehur deputeti Agron Shehaj.
Vendimi për të shkuar në Vlorë mund të jetë zgjedhur për dy arsye nga Rama: për të treguar ‘forcën’ në qytetin ku është deputet ose i frikësuar nga protesta e opozitës. Në një deklarate të ditës së premte, policia paralajmëroi se protesta mund të mos jetë paqësore, edhe pse nuk përmendi ndonjë detaje konkret.