Flash News

KRYESORE

Mesazhi i Papa Françeskut për Krishtlindje: Të respektohen emigrantët

Mesazhi i Papa Françeskut për Krishtlindje: Të respektohen

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku ka mbrojtur fuqishëm emigrantët ndërsa mbajti Meshën e Krishtlindjes.

Në vigjilje të Krishtlindjes, Papa emigrantët i krahasoi me Marinë dhe Jozefin ndërsa nuk gjenin vend për të qëndruar në Betlehem, teksa deklaroi se besimi kërkon që të huajt të mirëpriten.

Papa Françesku festoi Krishtëlindjen e tij të pestë si udhëheqës i 1.2 miliardë katolikëve në botë. Ai mbajti meshën solemne për rreth 10 mijë njerëz në Bazilikën e Shën Pjetrit ndërsa shumë të tjerë e ndoqën shërbimin nga jashtë sheshit.

Kjo meshë u mbajt nën masa të rrepta sigurie, teksa pjesëmarrësit u kontrolluan pasi iu afruan Sheshit të Shën Pjetrit edhe para se të kalonin detektorë metalikë për të hyrë në bazilikë, shkruan Reuters.

Të fundit