Mesazhi për Valverden, Zidane flet për Barcelonën e Setien

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur para ndeshjes kundër Sevillas. Ai shprehu keqardhjen e tij për largimin e Ernesto Valverdes nga skuadra e Barcelonës. Francezi fitues mendon se Barcelona do të vazhdojë të jetë sërish e rrezikshme.

Casillas për presidenti – “Unë nuk i di planet e Iker. Kam qenë partneri i tij, ndaj i uroj më të mirën, por e vërteta është se nuk do të hyj në këtë temë. Sidoqoftë, kudo që të jetë, i uroj më të mirën”.

Ramos dhe Benzema – “Le të shohim… Si gjithmonë, unë nuk do ta zbuloj formacionin. Nuk ju tregoj juve se çfarë do të bëjmë. Kemi pasur disa probleme fizike, por jemi të përgatitur. Nesër do të luajmë kundër njërit prej ekipeve më të mira në La Liga”.

Valverde – “Nuk do të hyj në këto gjëra. Më vjen keq për të, sepse nuk është një situatë e mirë. Unë kam respekt të madh për të, është një trajner shumë i mirë. Ne e dimë pozicionin që kemi, veçanërisht në klubet e mëdha. Unë nuk e ndryshoj këtë realitet. Nëse humbas dy ndeshje, të gjithë do të më kritikojnë edhe mua, si një muaj e gjysmë më parë. Gjithmonë përpiqem të jap 100%. Edhe për trajnerët e Barçës është e njëjta gjë. Më vjen keq për Valverde, me të vërtetë”.

Barça me trajnerin Setién – “Unë pres një Barça, që do të garojë si zakonisht. Ai nuk do të ndryshojë asgjë. Ata do të bëjnë punën e tyre dhe ne tonën. Mbetemi si gjithmonë, rivalë konkurrues”.

Fjalët e Florentino – “Kur kam rastin të flas me presidentin, gjithmonë e falënderoj që më solli këtu për të luajtur. Unë jam këtu prej 18 vitesh, një vlerësim vërtet i madh. E falënderoj çdo ditë që jam te Real Madridi”.