Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Mesazhi i presidentit grek për Shqipërinë: Nëse s’respektoni të drejtat e minoritetit merrni përsipër pasojat
Pak ditë para takimit të ministrit të Jashtëm shqiptar me homologun e tij grek, Presidenti i Republikës Greke Prokopis Pavlopulos ka folur për integrimin e Shqipërië në Bashkimin Evropian. Sipas tij kjo realizohet vetëm nëse Shqipëria do të respektojë të drejtat e njeriut siç është ajo e njohjes së të drejtave mbi pronën dhe të drejta e minoriteteve.
“Ne synojmë integrimin europian edhe të Shqipërisë fqinje. Mirëpo Shqipëria, që të ketë perspektivë europiane, duhet të respektojë të drejtën europiane dhe ndërkombëtare. Dhe një nga akset më të rëndësishme të së drejtës europiane dhe ndërkombëtare është respektimi i të drejtave themelore të njeriut. Dhe nga të drejtat themeltare të njeriut është posaçërisht e drejta mbi pronën dhe të drejtat e minoritetit. Përderisa ka respektim nga ana e Shqipërisë, ne jemi këtu që të ndihmojmë. Mirëpo, nëse nuk ka respektim, Shqipëria duhet të marrë përsipër pasojat. Të jemi të qartë: Ne nuk mund të bëjmë lëshime në emër të çfarëdo miqësie dhe fqinjësie të mirë”, ka deklaruar Pavlopulos.
Ndërsa në lidhej me çështjen e emrit të Maqedonisë, Pavlopulos shprehet se duhet të respektojë historinë dhe nuk duhet që emri të këtë tendenca rivendikuese.
“Zgjidhja e kësaj çështjeje është kusht edhe për anëtarësimin e vendit fqinj në NATO dhe integrimin europian. Ju garantoj se ne grekët nuk kemi asnjë pretendim ndaj vendit fqinj dhe kemi çdo arsye të favorizojmë integrimin euro atlantik të tij. Mirëpo kjo ka një kusht: duhet të zgjidhet çështja e emrit. Duhet të jetë një emër që së pari të respektojë historinë; historia nuk falsifikohet. Dhe së dyti, ky emërtim nuk duhet të inkurajojë tendenca rivendikuese”, ka deklaruar presidenti i republikës greke.