Flash News

KRYESORE

Mesfushori i Chelsea-t humb ndjenjat gjatë stërvitjes

Mesfushori i Chelsea-t humb ndjenjat gjatë stërvitjes

Mesfushori francez i Chelsea, N’Golo Kante, ka humbur ndjenjat të premten e shkuar, gjatë seancës stërvitore përpara ndeshjes me Manchester City.

Sipas ‘The Telegraph’ të premten në mbrëmje francezi është përplasur pa ndjenja në tokë në Cobham duke krijuar panik te shokët e skuadrës.

Mjeku i skuadrës ka mbërritur në pak sekonda dhe ka marrë në kontroll gjendjen e futbollistit. Fillimisht u dyshua për një problem kardiak, por kontrollet e specializuara kanë konfirmuar se futbollisti nuk ka probleme serioze.

 Atë pasdite u lajmërua dhe lajmi për vdekjen e parakohshme të Davide Astori.

N’Golo Kante është stërvitur të hënën pasdite me skuadrën në Cobham dhe me shumë gjasa do të jetë gati për takimin e fundjavës kundër Crystal Palace, si edhe të mërkurën e ardhshme kundër Barcelonës në ‘Champions League’.

 

Të fundit