Flash News

KRYESORE

Mesfushori David Silva tërhiqet nga përfaqësuesja e Spanjës: Këtë trajner s’do ta harrojë kurrë

Mesfushori David Silva ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja spanjolle, ashtu siç bëri dy ditë më parë edhe mbrojtësi Gerhard Pike.

Vendimi i lojtarit vjen pas 12 vjetësh dhe 125 paraqitjeve me përfaqësuesen iberike. 32-vjeçari, i cili bëri debutimin e tij në vitin 2006, ishte pjesë e skuadrës fituese të Kupës Botërore të Spanjës në vitin 2010.

Silva gjithashtu ishte pjesë e rëndësishme e ekipit kombëtar dhe pati sukses në dy Kampionate Evropiane ndërsa  tashmë do të përqendrohet më shumë te Mançester Siti.

“Jam i lumtur për të gjitha arritjet me këtë ekip, që gjithmonë do të mbahet mend. Kam përjetuar shumë emocione, ndërkohë që Luis Aragones kurrë nuk do ta harroj”, shkruan mes të tjerash Silva në letrën e tij të lamtumirës.

Të fundit