Flash News

KRYESORE

Mesfushori i Barcelonës provokon Realin: E kam shijuar fitoren 5-0

Mesfushori i Barcelonës, Frankie de Jong, ka provokuar Real Madridin me deklaratën e tij. Holandezi ka kujtuar fitoren e katalanasve në Camp Nou me rezultatin 5-0. Një fitore që djeg jo pak në kampin e vendasve.

Jam shumë i emocionuar për Clasicon. E kam shijuar më shumë fitoren 5-0 të Barces në Camp Nou. Është ndeshja ime e parë El Clasico, do të jetë mjaft e veçantë.

"Vitin e kaluar kam luajtur kundër Real Madridi me Ajaxin. Ishte një ndeshje e rëndësishme, por kjo është ndeshje e rëndësishme dhe jam me një tjetër ekip. Ishte një mbrëmje shumë speciale për ne. Në fakt, ne kemi luajtur ndeshjen tonë më të mirë në Bernabeu.

"Ishte një surprizë shumë e madhe për të gjithë ata që e panë ndeshjen. Të fitosh 1-4 në stadiumin e tyre duke i eliminuar me një futboll aq të bukur mbetet një kujtim shumë i madh".

 

Të fundit