Flash News

KRYESORE

Mesfushori i Barcelonës si trajner, do të ndjekë gjurmët e Guardiolës

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Ai është 32 vjeç dhe është i vetdijshëm se nuk ka shumë vite në futbollin e luajtur.

Ai ka përjetuar epokën e artë të Barcelonës dhe Spanjës duke fituar gjithçka në futboll. Lojtari po mendon të bëhet trajner dhe në dokumentarin Matchday ka zbuluar se si do të ketë si teknik në të ardhmen.

“Do të punoj shumë me taktikën, por nuk do të mbaj fjalime taktike prej gjysmë ore, siç bëjnë shumica e trajnerëve. Di të them diçka, të gjithë rregullat dhe oraret duhet të respektohen, përndryshe do t’u vendos gjoba lojtarëve“, thekson Busquets.

Të fundit