Flash News

KRYESORE

Mesfushori i shkel syrin Interit, Conte mendon për yllin e Serie A

Lojtari i Udineses, Rodrigo De Paul, duket se dëshiron një largim drejt Interit dhe të punojë me trajnerin Antonio Conte. Ai mendon se trajneri i zikaltërve është ndër 3 më të mirët në botë.

”Udinese më dha mua ëndrrën italiane dhe ndjej përgjegjësi sa herë e vesh këtë fanellë. Për mua Conte është një nga më të mirët në botë, bashkë me Sarrin e Guardiolën, por mos më pyesni për radhitjen. Unë besoj se gara për titullin kampion do të shkojë pikë më pikë deri në fund. Vendi i parë nuk do të ketë distancë të madhe nga vendi i dytë, siç jemi mësuar ta shikojmë vitet e fundit.

”Lautaro? Më vjen mirë për shokun tim. Ai është i lumtur, po bën mirë dhe ndjehet i rëndësishëm për Interin. Ai ka gjetur një trajneri i cili i ka dhënë shumë besim dhe kjo duket. Fusha po e tregon punën e bërë nga Conte. Unë vlej 40 milionë euro? Nëse unë vlej aq para, është vetëm nga ju gazetarët. Për mua kjo pjesë nuk ka shumë rëndësi, mendoj vetëm për futbollin e luajtur”.

Të fundit