Flash News

KRYESORE

Mesfushori i Skënderbeut arrin akordin, një hap larg transferimit në ‘Serie A’

Mesfushori i Skënderbeut arrin akordin, një hap larg transferimit

Mesfushori i ekipit të Skënderbeut, Sabjen Lilaj është një hap larg transferimit në kampionatin italian, tek klubi i Palermos.

Sipas “Panorama Sport” burime pranë lojtarit kanë bërë të ditur se futbollisti i korçarëve ka arritur në parim një akord dhe tashmë mbetet vetëm konkretizimi i marrëveshjes, që duket e destinuar për t’u zyrtarizuar sapo të mbyllet sezoni.

Mësohet se ka qenë një ofertë surprizë për Lilajn, e ardhur zyrtarisht vetëm pak ditë më parë, falë ndërmjetësimit të ish-futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Edvin Muratit, i cili ka folur personalisht me Lilajn për llogari të klubit italian.

Agjentët e Palermos e kanë ndjekur me kujdes këtë periudhë 29- vjeçarin, i cili është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Skënderbeut në gjashtë sezonet e fundit.

Ofertat për korçarin nuk kanë munguar, por asnjëherë klubi nuk ka arritur të gjejë një marrëveshje, ku së pari të kënaqet sa i përket shifrave që mund të përfitojë nga shitja dhe së dyti të bind lojtarin.

Lilaj ka qenë afër nënshkrimit me një klub polak pak vite më parë, ndërsa ka pasur oferta konkrete nga skuadra greke, hungareze, turke dhe izraelite.

Të fundit