Flash News

KRYESORE

Meshkujt e shkurtër apo të gjatë? Kush jeton më shumë

Shpesh njerëzit kanë komplekse sa i përket gjatësisë trupore, por kjo vërehet më shumë tek meshkujt pasi femrat mund të bëjnë 'kompromise' me një palë taka dhe ja u zgjidh. Por meshkujt çfarë mund të bëjnë?

Meshkujt e shkurtër të paktën do të jenë më të qetë sepse kanë disa centimetra më pak por do kenë disa vite më shumë, pasi sipas një studimi, meshkujt e shkurtër jetojnë më shumë se meshkujt e gjatë.

Studimi i realizuar në Shtetet e Bashkuara, sipas të cilit njerëzit që janë nën 1 metër e 58 centimetra jetojnë më gjatë sesa ata që janë mbi 1.64 centimetra.

Studimi i realizuar me rreth 8 mijë amerikanë me origjinë aziatike, zgjati 60 vite. I nisur në vitin 1965, shkencëtarët monitoruan shëndetin dhe stilin e jetesës të personave në studim, duke krahasuar të dhënat e personave të ngjashëm në staturë.

Rezultatet e këtij studimi dolën në përfundimin se personat më të gjatë jetonin më pak sesa personat me shtat të shkurtër, të cilët paraqisnin një frekuencë më të ulët të rasteve të kancerit dhe nivele të ulëta të insulinës në gjak.

Sipas shkencëtarëve, një shpjegim i mundshëm lidhet me faktin se nga përmasat e trupit varet “cilësia” e genit të jetëgjatësisë.

Të fundit