Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Në studimin i cili është botuar në “Social Psychology Quarterly” ka dalë në përfundimin se si meshkujt me koeficientin më të lartë të inteligjencës kanë më pak mundësi të tradhtojnë.
Hulumtimi ka analizuar përgjigjet në anketën me një mijë adoleshentë të rritur në SHBA dhe ka zbuluar që “njerëzit inteligjentë më shumë vlerësojnë monogaminë dhe ekskluzivitetin seksual, sesa njerëzit më pak inteligjentë”, konstaton Satoshi Kanazava, profesor në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Shkencave Politike në Londër, i cili njëkohësisht është edhe autor i studimit.
Arsyeja? Nga pikëpamja e evolucionit, meshkujt inteligjentë kanë mundësi të lirohen nga instinktet e “njeriut të shpellës”, të cilat i joshin të kenë më shumë partnere seksuale.
Meshkujt me koeficientin më të ulët të inteligjencës nuk mund të mposhtin atë instinkt, prandaj konsiderojnë që është më e rëndësishme të kenë seks me më shumë femra.
Studimi i botuar në “”American Sociological Review” ka treguar se si femrat të cilat janë “ushqyeset” kryesore në lidhje të jenë më pak tradhtare, ndërsa 70% e meshkujve të cilët janë burimi kryesor i të ardhurave në shtëpi dhe e meshkujve të cilët janë të varur financiarisht nga femra kanë tendencë më të madhe të tradhtojnë partneren e tyre